Arman Durmishi po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-19 pati sërish mundësinë të zbresë në fushë me fanellën bardhezi, duke lënë përshtypje pozitive në përballjen ndaj Nice.
18-vjeçari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, kur Juventusi ishte në avantazh 1-0, dhe menjëherë u përfshi në aksionet sulmuese të skuadrës. Durmishi tregoi dëshirë për të qenë protagonist dhe krijoi disa momente të rrezikshme për mbrojtjen kundërshtare.
NEWS Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Qytetet më të prekuraNë minutën e 72-të, pas një pasimi të gjatë nga Kalulu, sulmuesi shqiptar fitoi përballjen me portierin përmes një driblimi elegant, por tentativa e tij përfundoi jashtë portës. Më pas ai vijoi të kërkojë hapësira, duke provuar të ndihmojë edhe shokët e skuadrës me krijimin e rasteve.
Në minutën e 80-të, Durmishi u nis në një aksion individual drejt portës së Nice, por u ndal nga një ndërhyrje e parregullt e mbrojtësit kundërshtar.
NEWS Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane!Juventusi e mbylli takimin me fitoren 2-0, ndërsa paraqitjet e fundit të Durmishit po forcojnë bindjen se sulmuesi shqiptar është një nga emrat e rinj më premtues në akademinë bardhezi dhe në futbollin europian.
