Futbollisti Armando Broja duket se është ndarë nga e dashura e tij angleze.
Pas një viti bashkëjetesë duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë.
Dyshimet lindën pasi Broja dhe Xhej nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale dhe po ashtu dyshja i kanë shijuar të ndarë pushimet.
Influencerja është parë me miqtë duke shijuar pushimet në Dubai, ku herë-herë na ka servirur edhe poza sensuale “buzë” detit. Nga ana tjetër Broja nuk ka pasur një verë të qetë mes diskutimeve për kontratat e reja, ku mbrëmjen e djeshme zyrtarisht u bë lojtar i Everton.
lokimagazine