ShowBizzz

Armela Hyseni rrëfen periudhën pas Big Brother: Shtova 13 kilogramë!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Armela Hyseni, ka rrëfyer disa nga vështirësitë me të cilat është përballur pas përfundimit të reality show-t.

E ftuar në emisionin “E diell”, modelja tregoi se pas daljes nga formati televiziv kishte shtuar 13 kilogramë, gjë që ndikoi në mënyrën se si ndihej me veten.

Të lidhura

None found

“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më”, u shpreh Hyseni.

Ajo zbuloi se kjo periudhë e bëri të ndihej në siklet dhe për një kohë nuk dëshironte të shfaqej në ekran.

“Nuk doja të dilja më në televizor jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme”, tregoi ajo.

Armela Hyseni ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania, ndërsa më herët ka marrë pjesë edhe në një tjetër edicion të formatit, por jo me personazhe VIP.

Të Ngjashme