ShowBizzz

Arnita Beqiraj flet për zërat e ndarjes nga Arbër Çepani

Regjisorja e njohur, Arnita Beqiraj, ka folur për herë të parë për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit Arbër Çepani.

Zërat për ndarjen e tyre kanë qenë të shpeshta, që kur të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin.

Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita në emisionin “S’e luan topi”.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyet: “Po sot si është mes ju të dyve?”.

Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”, përgjigjet Beqiraj.

Nuk do të tregosh asnjë tjetër?”, vijon Erjona, ku Arnita përgjigjet:

Besoj që me kaq mjafton”.

Moderatorja këmbëngul sërish duke e pyetur: “Jeni ndarë apo jeni bashkë?”.

Se di si mendoni juve për shembull?”, i kthehet regjisorja.

Ndërkohë mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”.

Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.



lokimagazine