ShowBizzz

Arratisja e parë me David Beckham: Victoria jep detaje nga ai moment!

Historia e dashurisë mes Victoria dhe David Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse vitet kalojnë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, këngëtarja dhe biznesmenja ka kujtuar një nga arratisjet e para romantike me futbollistin.

Marrëdhënia midis Posh Spice dhe D-Beck filloi në vitin 1997 kur ata u takuan gjatë një ndeshje futbolli kur Beckham ishte ende duke luajtur për Manchester United. Lidhja ishte pothuajse e menjëhershme. Çifti u fejua në vitin 1998 dhe u martuan në vitin 1999.

Para se të mbërrinin në altar, Victoria dhe David kishin bërë tashmë arratisjet e tyre të para, njëra prej tyre në Portofino të Italisë, e cila la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e ish-Spice Girl. Edhe 27 vite më vonë, ajo e ka kujtuar atë moment në rrjetin e saj social Instagram.

Arratisja e parë me David Beckham: Victoria jep detaje nga ai moment!

Pranë një fotoje ku shihet me David Beckham në një jaht, Victoria shkroi: “Portofino në vitin 1997 ishte një udhëtim shumë, shumë romantik”.

Arratisja e parë me David Beckham: Victoria jep detaje nga ai moment!

“Më kujtohet se sa e emocionuar isha që isha atje me Davidin për herë të parë. Intensiteti i të dyve që ishim bashkë në atë 48-orarsh ishte vërtet i mahnitshëm… Puthje @DavidBeckham”, shkroi Victoria.

Ishin të shumtë ata që komentuan në postimin e saj, ku kishte nga ata që kërkonin të tjera detaje nga ajo arratisje ndërkohë që kishte nga ata që nuk ndiheshin ‘rehat’ nga përshkrimi që Victoria bëri..

Martesa e Beckhams nuk ka qenë pa vështirësi apo momente të vështira. Megjithatë, çifti ka mundur të kapërcejë çdo pengesë dhe lidhja e tyre duket të jetë solide 25 vite pasi ata thanë “po”.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)



bal