Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se Prokuroria kishte dijeni prej javësh për vendndodhjen e Ermal Beqirit dhe se, në bashkëpunim me autoritetet franceze, kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale për lokalizimin e tij.
Gjatë takimit të parë me gazetarët, ku prezantoi bilancin e punës së SPAK për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026, Braho sqaroi se shpallja në kërkim ndërkombëtar nuk ishte një veprim i rastësishëm, por pjesë e një procesi hetimor të koordinuar.
NEWS Kreu i SPAK shpërfill presionin politik, paralajmëron hetime më të forta“Nëse personi i kërkuar nuk gjendet më në Shqipëri, procedura parashikon shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Grupi hetimor ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ai ka qenë i lokalizuar prej javësh. Prokuroria e ka ditur se ku ndodhej dhe ka dërguar letërporosi te autoritetet e Francës. Është një proces që vijon dhe në ditët në vijim do të ketë një njoftim zyrtar”, u shpreh Braho.
NEWS Surprizon Ermal Meta: Kam birësuar dy vajza shqiptare, askush nuk i donte sepse ishin të rrituraKreu i SPAK bëri të ditur gjithashtu se institucioni ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive që rezultojnë në pronësi të Ermal Beqirit.
“S’flitet vetëm për avionë, por edhe për pasuri të tjera që posedon personi në fjalë”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak të hetimeve në zhvillim.
Sipas autoriteteve shqiptare, arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion.
NEWS Zig-zag dhe parakalim i rrezikshëm, shoferja kthehet në burim aksidentiBeqiri ndodhet aktualisht në paraburgim në Francë dhe pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
