ShowBizzz

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Sinan Vllasaliut, çfarë ndodhi me VIP-at shqiptarë në Zvicër! Artistët nisin të anulojnë koncertet

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Është raportuar nga media kosovare se artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll, duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane. Sipas tij, gjatë kontrollit ku u arrestuan këngëtarët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj e Don Phenom, ishin të pranishëm afro 150 policë.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë. Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00, ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam paafro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…”.

Duket se telashet kanë vijuar më pas vetëm për pronarin e diskos, ku këngëtarët kanë qenë të ftuar. Ky i fundit është gjobitur nga ana e policisë. Nga ana tjetër, artistët që kanë qenë të përfshirë në këtë incident, por edhe shumë kolegë të tyre kanë anuluar datat e koncerteve që kanë pasur në Zvicër, si pasojë e ngjarjes aspak të këndshme për ta. Ky lajm ka sheqtësuar fansat e këngëtarëve që i ndjekin rregullisht në koncerte, por si Soni Malaj dhe Don Phenom e kanë parë të arsyshme të mos bëjnë një reagim konkret për ngjarjen.

Në rrjetet e tyre sociale nuk ka patur asnjë reagim në lodhje me këtë ngjarje, duke lënë gjithçka në heshtje dhe duke postuar nga e përditshmja e tyre. Shpesh artistët janë përfshirë në probleme të tilla, ku janë vënë para drejtësisë edhe për shmangien e taksave. Kujtojmë se njëri prej tyre është pikërisht edhe Sinan Vllasalliu. Artisti, aktualisht e ka një çështje të hapur në shtetin e Kosovë.

Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve. Inspektoriati i ATK-së ka krahasuar deklarimet publike të këngëtarit në evente dhe klube, të cilat nuk korrespondojnë me deklarimet ekonomike. Duket se incidenti i fundit ka bërë që edhe shumë emra të tjerë të tërhiqen nga mbrëmjet live, sidomos në shtetin e Zvicrës.