Lajme

Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, e sulmuan një person

Janë arrestuar dy persona pasi e kanë sulmuar një person tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shufra metalike.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM- Rreth-rrotullimi Lakërishtë, Prishtinë /  28.09.2024-17:10.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur) pasi që të njëjtit dyshohet  se pas një mosmarrëveshje në trafik,  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale  tri shufra metalike. Palët janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.




Të Ngjashme