Lajme

Arrestohen në Lezhë dy persona, pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës (Emrat)

Në kuadër të këtij operacioni, i cili është ende në vijim në Itali, u kapën në Lezhë dhe u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe P. B., alias Pavlin Tuku alias Pavlin Bregaj, 32 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.