Lajme

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar, i dyshuar për një rast grabitjeje të raportuar të premten në Prishtinë.

Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari A.F., 25-vjeçar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet më tej në përputhje me ligjin./teve1.info/

Të Ngjashme