Policia e Kosovës ka arrestuar një person 41-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje grabitqare”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar më 10 tetor 2026 nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.
I arrestuari, me inicialet B. S., ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për këtë vepër penale.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.
