ShowBizzz

Arrestohet djali i princeshës norvegjeze nën dyshimin për përdhunim!

Djali 27-vjeçar i princeshës norvegjeze, Mette-Marit, është arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sipas policisë. Policia tha në një deklaratë se Marius Borg Høiby, i cili lindi nga një lidhje para martesës së Mette-Marit në 2001 me Princin e Kurorës Haakon, trashëgimtarin e fronit norvegjez, u arrestua të hënën në mbrëmje.

Ai dyshohej për shkelje të kodit penal “që ka të bëjë me marrëdhënie seksuale me dikë që është pa ndjenja ose për arsye të tjera të paaftë për t’i rezistuar aktit”, thuhet në deklaratë.

Arrestohet djali i princeshës norvegjeze nën dyshimin për

Më herët Borg Høiby u arrestua më 4 gusht pas një incidenti gjatë natës në apartamentin e një gruaje në Oslo dhe u akuzua për shkaktimin e lëndimeve trupore, me të cilin ai kishte një lidhje, tha policia. Mediat norvegjeze raportojnë se policia gjeti një thikë të ngulur në një nga muret e dhomës së gjumit të gruas në atë kohë. Ai u arrestua sërish në shtator për shkeljen e dënimit të tij me kusht.

Arrestohet djali i princeshës norvegjeze nën dyshimin për

Sipas policisë, kur u arrestua të hënën, Borg Høiby ishte në një makinë me viktimën e supozuar nga incidenti i gushtit. Policia tha gjithashtu se dyshimet në lidhje me incidentin e gushtit përfshinin abuzim në familje

Autoritetet ende nuk kanë vendosur nëse ai do të mbahet në paraburgim.



bal