Këngëtari Justin Timberlake u arrestua mbrëmjen e së hënës, në Sag Harbor, në Nju-Jork, sepse po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Sipas zyrtarit të Gjykatës së Drejtësisë të Sag Harbor-it, këngëtari 42-vjeçar, është në paraburgim dhe do të dalë në gjykatë këtë të martë.
Megjithatë, raportojnë se nuk ka të lënduar.
Fituesi i çmimit “Grammy” ose siç i referohen shpeshherë “Princi i Popit”, që nga prilli po mban turneun e tij botëror “Forget Tomorrow” dhe ka datat e koncerteve të planifikuara për javën e ardhshme.
Sipas “PEOPLE” këngëtari ishte takuar me miqtë e tij në Sag Harbor dhe pasi ishte larguar, kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur.
lokimagazine