Lajme

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023

Një person është arrestuar të dielën në Zveçan si i dyshuar për sulm ndaj prestarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave në veri në vendit në maj të vitit 2023.
I.M është arrestuar nga Policia e Kosovë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë i dyshuari është arrestuar për ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore.

Ai dyshohet për veprat penale; Sulm ndaj personit zyrtar; Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm; bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese; rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;

“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Si pasojë e sulmeve të grupeve serbe në maj të vitit 2023 ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it disa prej tyre rëndë, duke humbur edhe gjymtyrë. Ndërsa, pesë policë të Kosovës poashtu ishin lënduar dhe dëmtuar edhe veturat zyrtare të Policisë.

Gjatë këtyre sulmeve ishin lënduar edhe ekipe të medieve dhe u sulmuan gazetarët. Një veturë e Tëvë1 ishte djegur nga grupet radikale serbe./teve1.info/

Të Ngjashme