Lajme

​Arrestohet njё person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Ekspozoi armë tek vendi i quajtur ‘Uji i Thartё’ nё Deçan, por i dyshuari u prangos e më pas me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit, stacioni policor në Deçan, dje ёshtё informuar nga një viktimë, pёr njё rast i cili ka ndodhur nё vendin e quajtur ‘Uji i Thartё’ nё Deçan, ku sipas denoncuesit pas njё mosmarrёveshje qё kishin me tё dyshuarin, ky i fundit kishte ekspozuar armё.

“Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, aty ёshtё takuar i dyshuari dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё pushkё ajrore dhe një mjet i mpreht (brisk)”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Të Ngjashme