Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:10, kur një patrullë e Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar 20-vjeçarin me inicialet M.R.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, policia ka konstatuar se ndaj tij kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas policisë, urdhëresa ishte lëshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, personi ë

Të Ngjashme