Lajme

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I arrestuari Q.A, 40-vjeç kërkohej për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.

“Më 25.06.2026, rreth orës 18:30,  Njësia e Trafikut të Qytetit ka ndaluar një person me inicialet Q.A, 40 vjeç, i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme