Një person është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të substancave narkotike.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale.
Policia ka sekuestruar 16.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 41 bimë të kanabisit (Cannabis sativa), me peshë të përgjithshme prej 2.112,3 gramësh.
Po ashtu, si prova materiale janë konfiskuar një palë gërshërë dhe një telefon.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.
Rasti është iniciuar për veprat penale të posedimit të substancave narkotike dhe kultivimit të bimës së hashashit.
