Lajme

​Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Rasti është raportuar më 28 gusht në Stacionin Policor në Klinë, pasi një person dyshohej se kishte shtënë me armë zjarri në ajër nga një automjet dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur katër gëzhoja.

Pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Klinë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili është arrestuar sot, më 3 shtator.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë sekuestruar një revole me gas dhe një karikator.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme