Lajme

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për dhunë psikike ndaj vajzës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Pejë.

Sipas raportit policor, më 29 maj 2026, është raportuar se një burrë dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.

Pas trajtimit të rastit nga autoritetet kompetente, viktima është intervistuar dhe më pas është dërguar në strehimore për mbrojtje dhe përkujdesje.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të procedurave ligjore. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Pejë 29.05.2026 – 22:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./teve1.info/

Të Ngjashme