Lajme

Arrestohet një person në Viti për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet AK-47 dhe municion

Një person është arrestuar sot në fshatin Kabash të Vitisë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe pajisjesh të tjera.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë automatike e llojit AK-47, dy karikatorë të kësaj arme me 47 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, si dhe një palë dylbi.

Po ashtu, janë sekuestruar 41 fishekë të kalibrit 9×19 mm, 24 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, tre boksa metali, një palë pranga, një çelës për pranga, një brisk dhe tre fishekë të kalibrit 7.65×17 mm.

I dyshuari, pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të Ngjashme