Lajme

Arrestohet për trafik droge shefi i kufirit në policinë e Korçës

Kryekomisari, Stilian Pasho me detyrë Shefi i Sektorit të Shërbimeve te Kufirit ne Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë ka rënë në pranga nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore

Ai dyshohet se është përfshirë në “Trafikim të narkotikëve”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të  një postimi në rrjetet sociale.

“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Përgëzime dhe vetëm përpara!” shkuan Balla.