Lajme

Arrestohet ylli i kombëtares, u filmua i dehur teksa dhunohej nga policia

Ish-futbollisti, Ivan Kaviedes u arrestua pas një konflikti në vendin e tij të lindjes, në Tenas, Ekuador. Sipas mediave të huaja mësohet se ylli i futbollit i cili gjatë viteve të shkëlqimit të tij luajti në Spanjë për Valladolid dhe Celta u vu në pranga e policisë pasi shkaktoi një skandal të madh jashtë ambienteve të një restoranti.

Në gjendje të dehur dhe zbarthur, ish-futbollisti ku ndeshjet e fundit i luajti me Club Aviced FC në 2020 sulmoi katër persona dhe kërcënoi policinë, duke i thënë se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Kaviedes shihet i prangosur, zbathur dhe në gjendje të dehur. Ndërkohë, në një tjetër video ai shfaqet duke u sulmuar nga vetë oficerët. Për këtë avokati i futbollistit ngriti padi pasi tha se klentit të tij i janë shkelur të drejtat. Dalo Bucaram, ka bërë një ankesë për “shpërdorim” dhe “shkelje të të drejtave të Kaviedes” dhe në një prononcim për mediat vendase tha se abuzime të tilla ndaj qytetarëve mos ndodhin më kurrë.  Ish-futbollisti u dënua me 5 ditë burg dhe u lirua më 6 nëntor.