Vasilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, i cili ditët e fundit ishte i shtruar në reanimacion për shkak të COVID-19. Këngëtari prej dy vitesh ishte në një betejë me kancerin, por pasi u prek nga COVID-19 gjendja e tij u rëndua.
Pasditen e së dielës ai ndërroi jetë nga një goditje në tru.
Vasilis Karras u shpërngul në Selanik me familjen e tij kur ishte dhjetë vjeç. Në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në klubin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut.
Krahas karrierës së tij në këngë, ai punoi si automekanik, që ishte pasioni i tij i dytë i madh. Suksesi i tij më i madh komercial erdhi me diskun “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180 000 kopje dhe u kompozua dhe u shkrua nga Michalis Rakintzis.
Ai bashkëpunoi me kompozitorë dhe tekstshkrues të ndryshëm, duke përfshirë Dimitris Rakitzis Foivos, George Theofanous, Alekos Chrysovergis, Spyros Giatras, Evi Droutsa, Panos Falaras, Christos Dantes, Kyriakos Papadopoulos, Ilias Filippou, Michalis Hatzigiannis dhe shumë të tjerë.
bal