Lajme

Artan Gaçi, paraqitet në SPAK bashkëshorti i Olta Xhaçkës

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi.

Nuk dihet ende arsyeja që Gaçi ka shkuar në ambientet e SPAK.

Por kujtojmë që ditën e djeshme është zbardhur një padi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka bërë në SPAK, ndaj kryebashkikaut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Ai ka kallëzuar për shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në himarë. Konkretisht në padi thuhet: “të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme”.

Po ashtu ditën e djeshme në SPAK u paraqit dhe Jorgo Goro, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë për më shumë se 3 orë.