ShowBizzz

‘As armikut nuk ja uroj të punojë me të’, Jul Deda ka dy fjalë për Elsa Lilën

Elsa Lila nuk mori asnjë çmim në “Festivalin e Këngës” dhe kjo ka ngjallur mjaft debat. Gazetarja Kozeta Kurti në një postim në Facebook u shpreh se Elsa mori atë çka meritonte nga publiku për “sjelljen e saj arrogante”.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën.

Komenti i Julit: “Elsa ishte e vetmja performuese, qe pasi kendoi per here te pare, i tha publikut “shihemi ne finale . Me fal po nga e dinte ajo qe do dilte ne finale?
Ajo sigurisht qe e dinte, por ne respekt te gares, te festivalit dhe mbi te gjitha ne respekt te publikut nuk mund te besh arroganten. Qe te mos i futemi pastaj kenges, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shume si nje pellitje e gjate…! Per ta mbyllur. Une kam punuar me ate vajze, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”

'As armikut nuk ja uroj të punojë me të', Jul Deda ka

'As armikut nuk ja uroj të punojë me të', Jul Deda ka