ShowBizzz

‘As frymë nuk merrnim dot po të mos donte ai’, djali rrëfen përse vrau të atin: E çova nga gjumi dhe e qëllova

Dëshmia e Hysen Metës, ekzekutorit të babait të tij Pëllumb Metës është publikuar një ditë pas zbardhjes së dinamikës së vrasjes.

Në fillim u dyshua se vajza 19-vjeçare e vrau të atin me armë zjarri dhe e groposi trupin në kasollen e lopës, por pas hetimeve u zbulua se 25-vjeçari ishte autori i krimit dhe u ndihmua nga motra dhe vëllai tjetër për ta groposur trupin.

Në një dëshmi në polici Hyseni shprehet se është një veprim shumë i rëndë, por nuk u përmbajt dot sepse pa lejen e të atit, as frymë nuk mund të merrnin dot në shtëpi.

“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm.

E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.
Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.

Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, grupi hetimor për të zbardhur ngjarjet ka marrë dëshmi në zonë për të mësuar lëvizjet e viktimës, ka gjurmuar sinjalet e fundit nga celulari i viktimës, si dhe kamerat e sigurisë në zonë që janë të pakta për të zbardhur lëvizjet e automjetit.

Top Channel

‘As frymë nuk merrnim dot po të mos donte ai’, djali