ShowBizzz

As të zeza dhe as bionde, ja çfarë ngjyre u dha Kim Kardashian flokëve të saj

Kim Kardashian së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj, duke hequr dorë nga ngjyra e zezë e flokëve.

Influencerja dhe sipërmarrësja e famshme adoptoi një ngjyrë të kuqe në flokët e saj. Madje, ajo ka ndarë për fansat përmes Instagramit foto të pamjes së saj të re, duke ngjallur mijëra reagime.

Kardashian shquhet për dashurinë e saj ndaj ndryshimeve, pasi ajo vazhdimisht eksperimenton me look-un e saj dhe provon stile të ndryshme.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse ngjyra e kuqe në flokët e saj do të mbetet apo nëse është bërë për nevojat e një seti fotografik.  “E lëmuar si mëndafshi,” ka shkruar ajo në postimin e saj.