ShowBizzz

​Askush nuk e di ku ndodhet Beyonce: A ka lidhje “zhdukja” e saj me Diddy-n?

Publiku amerikan dhe botëror është i shqetësuar pasi askush nuk e di se ku është zhdukur Beyonce.

Pas publikimit të albumit ‘Cowboy Carter’, i cili u bë një hit i menjëhershëm, duke arritur majat e top-listave, Beyonce u zhduk nga faqja e dheut.

Shumë mendojnë se mund të ketë lidhje me reperin Diddy dhe akuzat ndaj tij për abuzim seksual dhe çfarë lidhje ka saktësisht Beyonce me të, përveç që bashkëshorti i saj Jay Z është një mik i vjetër i Diddy, askush nuk e di.

“Diçka po ndodh. Albumi ishte një hit, ishte numër një kudo, dhe tani ajo dhe albumi janë zhdukur. Kjo supozohej të ishte koha e Beyonce, duke pasur parasysh që albumi i saj i shumëpritur në country u publikua vetëm dy muaj më parë. E megjithatë, ajo nuk gjendet askund, ajo u fsheh në një vrimë miu. Albumi po dështon, Jay dhe B. nuk po shijojnë vëmendjen”, tha një burim për Page Six.

Muajt e fundit, ylli i hip hopit Diddy është “shënjestruar” nga federatat, por edhe nga gjyqtarët, të cilët të gjithë kanë një qëllim të qartë – të zbulojnë se sa të vërteta ka në akuzat ndaj tij. Jo vetëm që i janë bastisur shtëpitë dhe janë arrestuar bashkëpunëtorë të afërt, por çdo ditë po ngrihen padi të reja nga femrat që janë abuzuar seksualisht nga reperi.

Së fundmi, pamjet e kamerave të vëzhgimit u zbuluan në publik, ku shfaqej Diddy duke abuzuar fizikisht ish-të dashurën e tij Cassie Ventura në Los Anxhelos, më 2016.