ShowBizzz

Askush nuk e priste! Aktori i famshëm turk mes mijëra fansave në Tiranë për koncertin e Kayne West

Koncerti i Kanye West në Tiranë nuk tërhoqi vetëm mijëra admirues nga Shqipëria, por edhe vizitorë të shumtë nga jashtë vendit.

Mes personazheve të njohur që ndoqën nga afër performancën e artistit amerikan në “Eagle Stadium” ishte edhe aktori turk Burak Tozkoparan, i njohur për publikun për dy rolet e tij të famshme si Ozan në “Fate të Kryqëzuara” dhe Xhihan tek “Zemër e zezë”

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga atmosfera e koncertit, duke bërë të ditur se ndodhej në kryeqytetin shqiptar duke etiketuar dhe vendndodhjen “Tirana”.

Prania e aktorit turk nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e shpërndanë menjëherë postimin e tij në rrjetet sociale.

Kanye West performoi për herë të parë në Tiranë në kuadër të turit të tij botëror, në një koncert me kapacitet rreth 60 mijë persona. Mbrëmja e të shtunës solli një atmosferë të veçantë, duke mbledhur adhurues të artistit nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Të Ngjashme