Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë prej vitesh një nga çiftet e njohura të showbiz-it shqiptar, por dasma e tyre duket se nuk është ende në planet e afërta.
I ftuar gjatë intervistës së partneres së tij në rubrikën “25 pyetje” të “Prive By LS”, Graciano ka folur për martesën dhe ka zbuluar se cili prej tyre nuk është ende gati për të organizuar dasmën.
Gjithçka nisi kur balerini u pyet se kur do të vijë dita që ai dhe Argjira të kurorëzojnë lidhjen e tyre.
Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë, por e shoqëruar me humor, pasi tregoi se dëshira për martesë nga ana e tij nuk mungon.
“Gjira vendos. Unë kam qejf, por Gjira s’ka qejf”, u shpreh Graciano, duke lënë të kuptohet se është partnerja e tij ajo që nuk dëshiron ende të bëjë këtë hap.
Ai foli gjithashtu për mënyrën se si do të donte ta organizonte dasmën, duke treguar se nuk ka pretendime për një ceremoni madhështore.
“Unë e dua dasmën sa më të thjeshtë dhe normalisht në Shqipëri”, tha balerini.
Nga deklaratat e tij kuptohet se Graciano do të preferonte një ceremoni të thjeshtë në vendin e tij, por për momentin nuk ka një vendim të përbashkët për martesën.
Ndërkohë, gjatë intervistës në “Prive By LS”, Argjira foli edhe për jetën profesionale, largimin nga Top Channel dhe mundësinë e rikthimit të saj në ekran.
Sa i përket dasmës, çifti nuk ka bërë të ditur ndonjë datë apo plan konkret, ndërsa Graciano e ka lënë me humor vendimin në dorën e Gjirës.
