Horoskopi

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit nis një periudhë shumë e rëndësishme, sidomos në aspektin profesional. Ndryshime të mëdha në karrierë, takime të rëndësishme dhe vendime që lidhen me të ardhmen do të jenë në qendër të vëmendjes. Veçanërisht 10-ditëshi i parë i kësaj shenje favorizohet në punë dhe në çështje që kanë mbetur pezull prej kohësh. Një problem ligjor ose një padrejtësi e së shkuarës duket se merr fund përfundimisht gjatë kësaj periudhe. Në dashuri, lidhjet me Shigjetarin dhe Virgjëreshën sjellin emocione dhe mundësi për stabilitet.

Demi

Demi ndodhet në një periudhë shumë të favorshme ekonomike. Ndikimi i Afërditës dhe Mërkurit ju jep mundësi për negociata të rëndësishme, rritje financiare dhe madje një burim të dytë të ardhurash. Një udhëtim i shtyrë mund të realizohet tani me sukses, ndërsa një dokument apo marrëveshje e rëndësishme ju hap dyer të reja. Problemet në punë që ju kanë shqetësuar gjatë javëve të fundit marrin zgjidhje. Në dashuri ka debate dhe tensione, sidomos me Akrepin apo Peshoren, ndaj kërkohet më shumë kujdes në komunikim.

Binjakët

Për Binjakët kjo është një periudhë e artë për karrierën dhe ekonominë. Një ofertë shumë e rëndësishme pune mund të vijë papritur dhe të ndikojë jo vetëm muajt në vazhdim, por vitet e ardhshme. Takime të rëndësishme gjatë mesditës sjellin mundësi për stabilizim financiar dhe ngritje profesionale. Çështjet që lidhen me kreditë, dokumentacionet apo investimet kanë zhvillime pozitive. Në dashuri, marrëdhëniet me Peshoren dhe Bricjapin janë më të favorizuara, ndërsa një bashkim familjar mund të konkretizohet.

Gaforrja

Pas një periudhe të lodhshme dhe me shumë pengesa, për Gaforret vjen më në fund një moment qetësie dhe suksesi. Ekonomia stabilizohet dhe biznesi apo puna juaj merr zhvillim pozitiv. Një lajm shumë i rëndësishëm nga jashtë, që lidhet me dokumente apo aplikime të vjetra, sjell gëzim në familje. Udhëtimet favorizohen dhe mund të hapen mundësi të reja jetese ose pune. Në dashuri, debatet e së kaluarës mund të zgjidhen nëse komunikoni hapur me partnerin.

Luani

Luanët ndodhen në një nga periudhat më të forta për karrierën dhe financat. Çështjet që lidhen me blerje, shitje, prona apo investime favorizohen ndjeshëm. Një burim i dytë të ardhurash është shumë pranë konkretizimit dhe mund të sjellë stabilitet afatgjatë. Në dashuri, një debat i vjetër mund të zgjidhet falë ndërhyrjes së një personi të tretë. Kujdes vetëm nga angazhimet e shumta që ju largojnë nga familja dhe partneri.

Virgjëresha

Virgjëresha hyn në një periudhë ku komunikimi, projektet dhe organizimi profesional marrin një hov të ri. Takime dhe bisedime të rëndësishme pas orëve të mëngjesit sjellin mundësi konkrete për ndryshim pune apo nisje projektesh të reja. Një aktivitet shtesë ose punë kreative mund të rezultojë shumë fitimprurëse. Në dashuri favorizohen raportet me Peshqit dhe Gaforret, ndërsa me Shigjetarin kërkohet kujdes për të shmangur debatet.

Peshorja

Peshorja ka një periudhë shumë të favorshme në aspektin ekonomik dhe ligjor. Një çështje që ju ka lodhur prej kohësh mund të marrë fund në favorin tuaj. Ndryshimet në punë dhe stabilizimi financiar janë shumë pranë. Në familje mund të ketë një lajm të bukur ose një gëzim të madh. Në dashuri, një lidhje e ndërprerë me Binjakët mund të rikthehet fuqishëm.

Akrepi

Akrepi ndodhet në një ditë ideale për negociata, investime dhe çështje që lidhen me prona apo pasuri të paluajtshme. Planetët favorizojnë marrëveshjet dhe vendimet e rëndësishme ekonomike. Në dashuri, lidhjet me Ujorin dhe Luanin kanë shumë pasion dhe stabilitet. Kjo është koha për të marrë vendime që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Për Shigjetarët reputacioni dhe mundësitë profesionale janë në ngritje. Një burim i ri të ardhurash apo një ofertë e rëndësishme pune mund të vijë shumë shpejt. Edhe pse ndiheni të lodhur nga angazhimet, kjo periudhë ju favorizon në ekonomi dhe në realizimin e objektivave personale. Në dashuri, raportet me Dashin dhe Luanin janë më harmoniket.

Bricjapi

Bricjapët përjetojnë një nga periudhat më të mira të vitit. Çështjet ekonomike, biznesi dhe karriera marrin zhvillime shumë pozitive. Një konflikt i vjetër mbyllet përfundimisht, ndërsa një shitje apo marrëveshje financiare ju ndihmon të zgjidhni një problem të madh. Ditët në vijim janë ideale për dokumente, prona dhe investime. Në dashuri favorizohen lidhjet me Binjakët dhe Akrepin.

Ujori

Ujorët janë të fokusuar tek karriera dhe stabiliteti ekonomik. Një ofertë pune ose një projekt i ri mund të ndryshojë rrjedhën e së ardhmes tuaj profesionale. Mundësia për një punë të dytë është shumë pranë dhe do të sjellë më shumë siguri financiare. Në dashuri, lidhjet me Demin, Akrepin dhe Binjakët janë më të favorizuara, sidomos për ata që jetojnë larg partnerit.

Peshqit

Peshqit janë ndër shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Një padrejtësi në punë ose një çështje ligjore zgjidhet në favorin tuaj. Dokumentet, udhëtimet dhe negociatat sjellin lajme shumë të mira, sidomos për ata që jetojnë jashtë vendit. Ekonomia stabilizohet dhe një ofertë e rëndësishme pune mund të vijë së shpejti. Në dashuri, lidhjet me Gaforren, Shigjetarin dhe Virgjëreshën kanë zhvillime shumë pozitive.

Të Ngjashme