Lajme

Pozhari: PDK-ja po sillet si “pulë pa kry” në çështjen e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Analisti Xhevdet Pozhari ka kritikuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me çështjen e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk po mban një qëndrim të qartë për këtë çështje, duke e krahasuar sjelljen e saj me “pulën pa kry”.

“PDK-ja në rastin e ndryshimit të ligjit për Specialen po sillet si pulë pa kry”, ka deklaruar Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndërkaq, ai ka theksuar se më e rëndësishmja është që të ketë angazhim të përbashkët për të arritur një rezultat të favorshëm në shkallën e Apelit.

“E rëndësishme për neve është që të punohet nga të gjithë në mënyrë që të dilet mirë në Apel”, ka thënë Pozhari.

Të Ngjashme