Lajme

Atentate dhe vrasje të mbetura në tentativë, kush janë “ushtarët” që kryenin porositë e Laert Haxhiut

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë më shumë detaje nga megaoperacioni “Never Forget” me 12 të arrestuar, ku u zbardhën disa vrasje të bujshme pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Nga ky operacion janë zbardhur disa vrasje të ndodhur brenda vendit në disa qytete, por edhe jashtë vendit, siç është vrasja në Athinë e Lulzim Qorrit dhe Diklenc Halilit.

Grupi kriminal që merrej me vraje me pagesë dyshohet se është i organizuar dhe se atentatet janë kryer me urdhër të Laert Haxhiut.

Janë lëshuar 15 urdhërarrest, ku deri më tani 12 janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar

  • Artan Tafani
  • Erisiana Abedini
  • Lulzim Spahia
  • Ligor Romaçka
  • Bujar Abedini
  • Bledar Berberi
  • Mariglen Topuzi
  • Enriko Xhahysa
  • Klea Xhafo
  • Idriz Manaj
  • Fatjon Veliu
  • Leart Haxhiu

Në kërkim

  • Lorenc Lala
  • Firdeus Berberi
  • Kristi Bizheku