Eshte ngjarja per te cilen flet sot e gjithe bota: Një 20-vjeçar hapi zjarr në një fushatë në Butler, Pensilvani, ku po fliste Donald Trump. Sulmuesi, i identifikuar nga FBI si Thomas Matthew Crooks, arriti të qëllonte disa plumba, njëri prej të cilëve goditi veshin e djathtë të Trumpit. Shërbimi Sekret raportoi se Crooks u qëllua për vdekje nga sigurimi, ndërsa një pjesëmarrës në tubim ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën rende.
“Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”, deklaroi Trumpi vete. Por nderkohe, Baba Vanga, e cilësuar shpesh si ‘Nostradamusi i Ballkanit’, me një reputacion për të bërë parashikime befasuese dhe qe vdiq në vitin 1996 por profecite e se ciles vazhdojnë të intrigojnë, pati parashikuar mes te tjerash se jeta e Vladimir Putin dhe Donald Trump do të jetë në rrezik.
Sipas parashikimeve të saj, Trump do të përballet me një problem misterioz që mund ta linte atë të shurdhër, ose te vuante nga një një tumor në tru. Ndërsa Trump nuk i ka përjetuar ende këto çështje specifike shëndetësore, përpjekja e fundit për vrasje i shton një “dozë besimi” profecisë së saj se jeta e ish-presidentit ende nuk ka dale nga zona e rrezikut.
bal