Televizioni Klan Kosova ka bërë të ditur largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke transmetuar pamjet e momentit të largimit të tij.
Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij ka shkaktuar zhurmë brenda dhe jashtë shtëpisë pasi banore e formatit është edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.
Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futën në dhe si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.
“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjgu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.
“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.
lokimagazine