Lajme

Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur,disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Erzgebirgskreis, Gjermani. Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 ku një autobus shkolle u përplas me një borëpastruese dhe më pas me një pemë.

Përplasja ishte aq e fortë sa pjesa e përparme e autobusit u shkatërrua plotësisht. Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbi jetën një nxënës si dhe mbetën të plagosur 10 fëmijët dhe dy të rritur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Referuar deklaratave zyrtare të policisë vendase deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, mirëpo dyshohet se përplasja mund të ketë ndodhur për shkak të rrugës së rrëshqitshme.

“Shkaku i saktë i aksidentit është ende duke u përcaktuar. Operacioni në vendngjarje është ende në vazhdim me shërbime të shumta emergjente”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

Përveç policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve, në vendngjarje është vendosur edhe një helikopter shpëtimi.