Një akisdent i rëndë ka ndodhur së fundmi në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësorë të rrugës.
Për pasohë 9 persona lanë ndërruar jetë dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur një hetim gjyqësor nga Kryeprokuroria Publike e Aydıncık duke caktuar 2 prokurorë publikë lidhur me aksidentin.
Sipas informacioneve të marra, autobusi i pasagjerëve që i përkiste kompanisë Dikmenler Mardin Travel, i menaxhuar nga Hüseyin T., është përplasur me barrierat në dalje të tuneleve Sarıyer të rrethit Aydıncık teksa po udhëtonte nga Antalia në drejtim të Mersinit dhe është përmbysur për një arsye të panjohur.
Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti kanë humbur jetën 9 persona, mes tyre drejtuesi i autobusit dhe 30 të tjerë janë lënduar.
Ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet në Aydıncık, Anamur dhe Silifke me autoambulanca të dërguara në vendngjarje, ekipet e policisë dhe xhandarmërisë morën gjithashtu masa sigurie në rajon. Për shkak të aksidentit, në zonë kanë punuar edhe ekipet e zjarrfikësve dhe autostradave.
Aksidenti është regjistruar nga kamera MOBESE në autostradë. Videoja tregonte autobusin duke hyrë me shpejtësi në kthesë, duke goditur barrierën dhe duke rënë në hendek.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo