Lajme

“Avash ti”, SHERR në BBV, Meri s’ia përton Julit dhe Rike Roçit: Jam më VIP se ty

Mund të themi me plot gojë që loja brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3 ka filluar dhe konkurrenca është duke u ndjerë! Gricjet e para janë krijuar dhe banorët s’po lënë asnjë rast që ti shkasë nga duart për të marrë vëmendje për tu bërë konkurrenti më “in”. Astrologia Meri Shehu është ajo e cila po trazon ujërat dhe po krijon “armiqësitë” e para në shtëpi.

Një debat ka pasur së fundmi mes saj dhe Rike Roçit. Pasi kjo e fundit e la pa biletë, Meri po shfrytëzon çdo moment për tu “hakmarrë”. Astrologia ja ka përplasur në sy Rikes duke i thënë se është më “vip” se ajo.

Meri: Nuk të kam thënë një gënjeshtër. Ti pranoje thjesht, kur të thotë tjetri jam më vip se ty duhet ta pranosh.

Rike: E pranoj, ti je më vip, ti je yll bote. Je më Vip më zemër, më yll, më e mira hall zoti të ruajt.

Meri: Zoti më ka ruajtur, smë ke ruajtur ti deri tani.

Ndërkohë, një tjetër debat është zhvilluar mes Merit dhe Julit, ku ky i fundit s’ka nguruar që t’ja tregojë kufijtë.

Juli: Për qejf, qesh ti? Me emrin tim?  

Meri: Po unë se kisha me ofendim. Se kisha për ofendim.

 Juli: E para hërë dhe e fundit që e bën këtë

Meri: Avash m ti 

Juli: Kaq po të theem 

Meri: Po mirë edhe ti e para edhe e fundit

Ndërkohë, kujtojmë se natën e kaluar, Rike Roçit iu dha mundësia që t’u shpërndante banorëve të tjerë biletat (disa kthimi dhe disa jo). Ajo përjashtoi nga një mundësi kthimi në shtëpi, Merin dhe Ilnisën.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo