Lajme

Avioni preket nga turbulencat gjatë fluturimit, 11 të plagosur

ITALI- Shumë njerëz në bordin e një fluturimi të Delta Airlines nga Italia në Atlanta u plagosën kur avioni u godit nga turbulenca të papritura, raportojnë mediat e huaja.

Të paktën 11 persona ngelën të plagosur mbrëmjen e djeshme kur turbulencat shkaktuan panik në bordin e avionit Delta Airlines, që mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.

Piloti deklaroi një ulje emergjente në Atlanta, duke e ndalur aeroplanin rreth 20 minuta përpara afatit.

“Anëtarët e Ekipit të Kujdesit të Delta po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në Fluturimin Delta 175, i cili përjetoi turbulenca të rënda përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Atlanta. Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët tanë dhe ekuipazhin që pësuan lëndime. U jemi mirënjohës reaguesve të parë që mirëpritën avionin dhe ofruan ndihmë mjekësore dhe që transportuan të plagosurit në spital. Për momentin nuk dihet shkalla e plagëve të të shtruarve”, tha Delta Airlines në një deklaratë.