Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se ditën e arrestimit Jamarbër Malltezi është ndjekur që nga Vlora drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë.
“Ditën që u arrestua Jamarbër Malltezi, ai priste të bashkëshorten në Rinas. Ajo kthehej nga Gjermania për arsye personale, shëndetësore. Malltezi ka qenë në Vlorë dhe është ndjekur që nga Vlora drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë”, u shpreh Gjokutaj.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, avokati tregoi se Sali Berisha nuk e braktis çështjen, por hetimin. Sipas tij ish-kryeministri është në një sulm permanent nga mazhoranca dhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.
“Është herët për të thënë se çfarë do të bëjë Berisha. Ne këtë vendim do e ankimojmë te Gjykata e Apelit. Kjo si gjykatë speciale, ka një praktikë që kërkon ti përfundojë afati palës mbrojtëse. Detyrimi për paraqitjen në policinë gjyqësore kërkon të verifikojë praninë Berishës në dispozicion të hetimi.
Berisha ka deklaruar se nuk braktis çështjen, por hetimin. Po të zbatonin procedurën parlamentare nuk do kishin ndodhur këto. Berisha është në sulm permanent nga mazhoranca dhe nga Basha. Kur fut duart politika ke rrugë të shkurta dhe krasitje.