Lajme

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Avokati Nazmi Sallahu ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për njohjen e dy pensioneve të veteranët e UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se veteranëve do t’u njihet pensionin e moshës  ai i veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjes së Veteranit

“Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. Ky kufizim ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës. Pensioni i veteranit të UÇK-së është një pension  për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare.

Për këtë arsye, ai nuk duhet të trajtohet si zëvendësim i pensioneve të fituara si nga arritja e Moshës, po ashtu edhe nga kontributet e paguara nga puna(Kontributëdhënës) të përcaktuara me ligj”, ka shkruar ai në Facebook, ku publikuar edhe aktgjykimin e gjykatës.

Të Ngjashme