ShowBizzz

Azemi: Nuk më ka nxjerr publiku jashtë, kam fakte – është dikush që s’më deshi aty brenda

Tashmë ish-banori, Azemi i cili iu bashkua kastit të dytë të formatit më të famshëm në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, ka folur pas eliminimit të tij të bujshëm e i cili u cilësua si vendim i produksionit, pasi Azemi merrte përkrahje të madhe në rrjete sociale.

Ai tha se nuk e beson që eliminimi i tij ishte vullnet i publikut, teksa shton se ka fakte për këtë çka dhe beson.

“Kur dola, pashë që njerëzit më kanë mbështetur shumë. Kam unë fakte që më kanë votuar shumë njerëz dhe dyshoj që dikush (tash nuk e di) kush, nuk më ka dashur aty brenda. S’besoj që publiku më ka nxjerr mua”, tha Azemi për “Artistët Shqiptarë”..