Ylli i rrokut, Dave Grohl ka njoftuar se është bërë baba i një vajze të lindur jashtë martesës.
Në një postim në Instagram të martën, 55-vjeçari tha se planifikonte të ishte një “prind i dashur dhe mbështetës” për vajzën e tij të re
Grohl ka tre vajza me gruan e tij Jordyn Blum me të cilën u martua në 2003.
Në postimin e tij në mediat sociale, Grohl tha se ai e donte familjen e tij dhe po bënte “gjithçka që mundja për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”.
Postimi nuk përmban detaje se kush është nëna e fëmijës së tij jashtë martese.
“Së fundmi jam bërë baba i një vajze, e ardhur në jetë nga një lidhje jashtë martesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”, tha ai në deklaratë.
lokimagazine