Babai i aktores së famshme Angelina Jolie ka kritikuar hapur të bijën për shkak të mbështetjes së saj ndaj Palestinës në konfliktin Palestinë- Izrael.
Jon Voight 85 vjeç e quajti Jolie “injorante” dhe “naive” në një intervistë për Variety.
“Ajo është injorante, nuk di se cilat janë aksionet e vërteta dhe cila është historia e vërtetë, sepse ajo është në lakun e Kombeve të Bashkuara. Ata janë mashtrues që nuk dalin kurrë jashtë flluskës së tyre. E dua vajzën time. Nuk dua të zihem me vajzën time.
Por fakti është se unë mendoj se ajo është ndikuar nga OKB-ja”, është shprehur babai i Jolie.
Nga ana tjetër si gjithmonë Angelina nuk ka bërë asnjë reagim ndaj këtyre deklaratave.
ks