Babai i Arbër Hajdarit, ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar sot rrëmujën dhe kaosin e seancave të fundit parlamentare në parlamentin e Shqipërisë.
Gjatë një interviste për emisionin “Breaking News” në Top News Shkëlqim Hajdari tha se sherret në parlament po ia kalojnë edhe spektakleve të Big Brother Vip.
Pjesë nga intervista
Modeartorja: Politika e sotme a po e konkurron Big Brother, nëse do të ishit si opinionist në vendin e djalit tuaj, Arbërit.
Shkëlqim Hajdari: Me ngjarjet e fundit që po ndodhin në klasën politike, parlamenti po ia kalon Big Brother VIP.
Më tej në komentin e tij për situatën e politikës në Shqipëri, ish-kryeprokurori tha se partitë politike duhet të ulen dhe të bisedojnë së bashku për të mirën e Shqipërisë.
Sipas ish-kryeprokurorit reforma kushtetuese është i vetmi çelës real jo për të prodhuar politikë boshe, por për të t’u rregulluar prioriteti i politikës shqiptare.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb