Lajme

“Babai i fëmijëve të saj” në Big Brother, Sara bën veprimin e papritur ndaj boksierit

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3 gjëja e parë që Sara Gjordeni bëri ishte reagimi zyrtar në faqen e “Instagramit”.  Gjerë e gjatë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri komentoi të gjitha situatat dhe keqkuptimet, ku ndër të tjera u shpreh e qartë dhe e vendosur mbi ndjenjat e saj për Bardhin, partnerin e saj i cili po vijon rrugëtimin brenda në shtëpi për çmimin e madh.

Sara tha se Bardhi është babai i fëmijëve të saj dhe të gjithë ata që dyshojnë mbi dashurinë e tyre do t’i vërtetojë krejt të kundërtën.

E si duket e ka filluar. Ajo ka fshirë nga profili i saj në “Instagram” foton e cila u bë dhe piknisja e dyshimeve se modelja para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull.

Foto ku ajo shihej teksa kapte dorën e një mashkulli, e cila u tha se është dora e boksierit Jurgen Uldedaj, nuk rezulton më në kohështrirjen e saj në rrjetin social.

 

Foto e Sares e cila ishte ne llogarine e saj deri mbremjen e djeshme
Foto e Sares e cila ishte ne llogarine e saj deri mbremjen e djeshme

 

Llogaria e Sares sot
Llogaria e Sares sot

Madje, ditën e sotme teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”,  Sara tha se lidhja e saj me Jurgenin kishte përfunduar rreth 5 muaj para se ajo të futej në BBV, dhe se kishin pasur vetëm shkëmbime mesazhesh, por shumë rrallë.

“Unë me Jurgenin jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë, por ka qenë një marrëdhënien në vazhdueshmëri, por ai status zyrtar si të dashur nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar Jurgeni.

Sa për deklaratën se unë kam tradhtuar dikë, unë di që ti tradhton kur je në një lidhje, unë thjesht kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte “Sar unë të njoh, edhe nëse nuk gjen ti dikë, dikush do të të gjej ty, por nëse del single unë do jem duke të të pritur’, kaq. Nuk bëmë asnjë premtim. Isha e lirë!”, deklaroi Sara në “Shqipëria Live”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo