Stephen Baldwin postoi një video të çuditshme pasi vajza e tij Hailey Bieber zbuloi se ajo nuk është më “shumë e lidhur” me familjen e saj.
Aktori ndau një video-selfie duke i dhënë makinës dhe duke parë kamerën përpara se të buzëqeshte lehtë dhe thjesht të thoshte: “Ju dua”.
“Sot, të qëndrosh pozitiv është një zgjedhje! Kështu që unë besoj në fuqinë e gëzimit, paqes dhe lumturisë. Së fundi, nëse dikush nuk ju ka thënë sot, JU DUA,” ka shkruar ai krah videos.
Postimi mori komente të shumta nga ndjekësit e tij dhe shumë prej tyre e lidhën videon e tij me deklaratën e Hailey.
“Vajza jote nuk të do, ti e turpëron atë,” shkroi një person. “Vajza jote ka turp nga ty”, ka komentuar një tjetër përdorues.
Ylli i “Threesome”, 58 vjeç, ndau videon pasi vajza e tij, 27 vjeçe, u bë kryefjalë e mediave për rrëfimin e saj të sinqertë mbi familjen e saj.
“Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës sime, sepse ndihem sikur jam shumë e pavarur. Unë jam vetë zot vetë shkop tani dhe kam ndërtuar familjen time”, tha ajo për revistën W në një kopertinë të botuar të martën.
Hailey shtoi se ka pasur një “fëmijëri mjaft normale me “kujtime shumë të dashura, të bukura”. “Natyrisht, unë vij nga familja nga e cila vij, dhe gjithmonë e kam kuptuar se kjo ishte ndryshe,” tha ajo.
Hailey është e martuar me Justin Bieber që nga viti 2018 dhe është mbi gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.