ShowBizzz

Babai i Jonida Vokshit në gjendje kritike: 4 ditët më të vështira të jetës sime!

Prej 4 ditësh se babai i Jondia Vokshit po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore.

Lajmin moderatoja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ndërkohë që së fundmi ka gjetur kohë për të falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar dhe e kanë mbështetur në këto 4 ditë, “më të vështirat e jetës së saj”, siç ajo i cilëson.

Më tej Vokshi rrëfen se gjendja e babait të saj është ende kritike. “Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje.

Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!”, ka shkruar ajo.

Babai i Jonida Vokshit në gjendje kritike: 4 ditët më të



bal