Bianca Censori ka dalë sërish zbuluar pranë bashkëshortit Kanye West. Paralajmërimi i babait të saj për reperin nuk e bindi atë të ndryshonte qëndrimin e saj, pasi ajo është parë prapë në rrugët e Los Angelosit e zhveshur.
Fillimisht, ajo u pa jashtë e veshur normalisht pasi deklaratës së babit të saj. Por asaj iu desh më pak se një javë për të hedhur poshtë atë që ishte thënë dhe ka vazhduar sërish të bëjë të njëjtën gjë.
Nuk dihet ende nëse shfaqja e trupit të saj në atë mënyrë në publik është vendim i saj apo nëse Kanye West e ka bindur atë ta bëjë këtë, si një mënyrë për ta kënaqur. Njerëzit në internet priren të thonë se reperi është përgjegjës për atë që po ndodh.
29-vjeçarja kishte veshur një kostum të brendshmesh tërësisht të zeza, i cili i tregonte të pasmet, teksa shëtiste rrugëve të Los Angelosit me Kanye që ecte pas saj. West kishte zgjedhur një veshje më konservatore me një kapuç Yeezy dhe një pallto lëkure të zakonshme Balenciaga. Kjo duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë në thirrjen e fundit të Leo Censorit nga Australia.
bal